Autoritetet italiane kanë përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin. Gjatë 24 orëve janë shënuar 161 viktima, duke e çuar në 32.330 numrin total të personave që kanë humbur jetën prej fillimit të pandemisë.
Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 2,881, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 132,282. Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 665 raste të reja pozitiv, ndërsa në total numri ka shkuar 227.364
Sipas autoriteteve italiane, në kujdesin intensiv janë 676 pacientë, 40 më pak se dje. 9624 persona janë akoma të shtruar në spital me simptoma, 367 më pak se dje. Në izolimin në shtëpi ndodhen 52452 persona (-1970 krahasuar me dje).
Ndërkohë në Spanjë, arriti në 27.873 numri i të vdekurve nga COVID-19, me 95 viktima të regjistruara në 24 orët e fundit./Gazeta Liberale