Në deklaratën e saj të përditshme, Emergjenca Civile bëri me dije se në 24 orët e fundit 12 persona humbën jetën, nga 15 që ishin një ditë më parë.
Nga 52 mijë tamponë të kryer ditën e fundit, 229 persona kanë rezultuar të infektuar me koronavirus, gjysma e të cilëve ndodhen në Lombardi.
Personat e shëruar janë 338 ndërsa në terapi intensive janë të shtruar dhe 69 pacientë të tjerë.