Kryesore

Beteja e re politike

               Publikuar në : 09:06 - 14/09/20 Ervis Iljazaj

Ervis  Iljazaj

Në të gjitha manualet e shkencave politike lindja, e partive apo lëvizjeve të ndryshme politike  i faturohet   frakturave shqërore  (cleavages), të cilat përfaqësojnë votuesit në blloqet përkatëse.  Disa nga  frakturat historike që mundësuan lindjen e partive politike dhe si pasojë ideologjitë e ndryshme për sa i përket perëndimit janë shtet-kishë, ku përplajsa ishte midis klerit që kërkonte  të ruante pushtetin e tij politik dhe lëvizjeve laike . Një ndarje tjetër ishte periferi-qëndër, e cila krijoji betejën politike midis pushtetit qëndor të shtetit dhe atij lokal, i trashëguar nga forma e shtetit feudal ku nuk kishte një  qëndër që kishte monopol forcën, por ishte i shpërandarë  në shumë qëndra.

Me revolucionin industrial në fund të shekullit 19 u krijuar fraktuara më e madhe dhe që do të ndikone në një kohë shumë të gjatë në përplasjnë e ideologjive politike, ajo midis punës dhe kapitalit.  Kohëet e fundit kanë dalë edhe fraktuara të reja shoqërore që kanë mundësuar parti të reja politike të cilat nuk kanë ekzistuar më parë, si përshembull prodhim-natyrë, që ka bërë të mundur së fundmi shfaqjen e lëvizjeve ambjentaliste.

Të gjitha këto fraktura, ndarje apo përplasje shoqërore kanë krijuar ideologjitë politike dhe partitë që i kanë përfaqësuar ato si partitë konservatore, liberal, socialiste apo edhe komuniste.

Të gjitha ideologjitë e mundshme politike, madje edhe ato më ekstreme të cilat cuan shoqëritë në konflikte dhe luftra, njohën zhvillimin e tyre maksimal në gjysmën e parë të shekullit 20, por edhe më pas Luftës së Dytë Botërore, prandaj edhe shekulli i kaluar quhet ndryshe shekulli i ideologjive.

Pas Luftës së Dytë Botërore, të gjitha konfliktet dhe ndarjet shoqërore pas një periudhe konfliktuale gjetën deri diku një gjuhë të përbashkët të sanksinonuara në Kushtetat përkatëse. Liria gjeti një gjuhë të përbashkët me demorkacinë ku u formuar Kushtetuta liberal-demokratike, kapitali me punën, ku e drejta e punës u sanksionua në ligje dhe shumë të drejta të puntorëve u fituan dhe iniciativa e lirë ekonomike themeloi në perëndim sistemin ekonomik kapitalist si sistemin e gjithë pranuar.

Si pasojë e disa parimeve majtas dhe djathtas të sanksionuara si të drejta kushtetuese, diferenca ideologjike midis forcave të ndryshme politike u ul ndjeshëm, dhe partitë që qeverisën perëndimin gjithmonë e më shumë  shkuan drejt qëndrës.

Pas një ‘’paqeje’’ ideologjike që filloi pas Luftës së Dytë Botërore  ku liberal demokracia mbizotëroi si regjim  politik dhe kapitalizmi u pranua  si sistem ekonomik, historia e  perëndimit njohu një periudhë rreth 70 vite paqeje dhe zhvillimi si asnjëherë më parë. Nuk gjendet në historinë e shoqërisë perëndimore  Të gjithë indikatorët e ekonomisë , mirëqenies, jetgjatësisë dhe nivelit të jetesës në përgjithësi janë dukshëm disa herë më të përmisuara krahasuar me të gjithë periudhat e tjera.

E megjithatë, kohët e fundit kudo është shfaqur një pakënaqësi e madhe dhe një revolt ndaj kapitalizmit dhe liberal demorakcisë. Pakënaqësi e cila po krijon një ndarje të re shoqërore dhe si pasojë një betejë të re politike midis atyre që mbështesin kapitalizmin dhe ata që e kritikojnë atë. Në këtë kuptim, lëvizjen e majta dhe revolta shoqërore po shfaqën gjithandje, po ashtu edhe në Shqipëri. Gjtihmonë e më shumë dikotomia e re politike po merr trajtën pro dhe kundra kapitalizmit. Nuk mungojnë edhe në botën shqiptare lëvizje dhe parit politike që forcën e tyre e kanë në kritikën ndaj kapitalizmit, si pershëmbull Lëvizja Vetvendosje në Kosovë, që po njeh një mbështetje publike edhe në opinion publik. Lëvizje të cilat defekteve të kapitalizmit po i ofrojnë si alterantivë shtetëzimin e ekonomisë, politikave nxitëse për sipërmarrjen e lirë dhe private po i oforjnë solidaritet dhe politika sociale, duke joshur në këtë mënyrë një pjesë të konsiderueshme të shoqërisë.

Një nga arsyet se përse këto lëvizje në gjykimin tim të rrezikshme kanë sukses, është fakti se i krijojnë idenë njërzve se mirëqënia është një e drejtë hyjnore, dhe shteti e ka për detyrë t’ia ofrojë atë të gjithëve qoft edhe pa e merituar, pa u munduar apo pa treguar mënyrës se si do arrihet kjo mirëqenie për të gjithë pa patur një sistem ekonomik që prodhon pasuri. Sepse, e gjitha kjo retorikë është një retorikë utopike, dhe vlen vetëm për krijuar emocione popullore të rrezikshme. Gjuha e urrejtes ndaj sipërmarjes, ndaj të pasurve, ndaj privates po kthehet në një nivel i cili rrezikon seriozisht mënyrën e zhvillimit ekonomik.

Shtetëzimi i ekonomisë, pasuria e përbashkët apo shpërndarje e saj në mënyrë arbitrare nga ana e qeverive ka rezultuar një sistem ekonomik i dështuar, gjë  e cila është vërtetuar historikisht.

Në këtë mënyrë, dhe si pasojë e një ndarje të tillë shoqërore pro dhe kundër kapitalizmit, është duke u vënë në diskutim kapitalizmi si sistem ekonomik. Sigurisht që kapitalizmi në ndonjë rast ka defekte si cdo sistem tjetër, dhe debati duhet të fokusohet se si  të korrigjohen ato. Por, sistemi kapitalist është sistemi i vetëm që ka treguar se mund të prodhojë mirëqenie. Është krijuar ideja e rrezikshme se kapitalizmi është duke krijuar varfëri më shtysën e lëvizjeve politike që e kritikojën atë.  Por, kapitalizmi mund të krijojë pabarazi dhe asnjëherë varfëri, të cilat janë gjyra totalisht të ndryshme, sepse barazia përmbajtëzore dhe e rezultave është e pamundur dhe utopi. Edhe në Shqipëri, me gjithë kritikat ndaj politikës dhe ekonomisë së saj gajtë këtyrë viteve, shqiptarët jetojnë shumë herë më mirë se 15 apo 20 vite më parë, të gjitha indikatorët e tregojën këtë gjë, dhe kjo falë kapitalizmit dhe tregut të lirë. I cili mund të ketë defekte padyshim, por shtetëzimi i ekonomisë është shumë herë mëi dëmshëm se sa defektet e kapitalizmit. /Gazeta Liberale

 

 

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back