Sport

Bënë testin për Covid-19, del rezultati për futbollistët e Tiranës

Shkruar nga Liberale
Bënë testin për Covid-19, del rezultati për

Futbollistët e Tiranës kanë rezultuar negativë pas kryerjes së analizave për Covid-19. Tirana u detyrua të kryejë testin e tamponit pas ndeshjes së mesjavës në Ballsh ndaj Bylisit.

Pas problematikave të shkaktuara në fillim të sfidës, ku Instituti i Shëndetësisë kërkoi futjen në karantinë të skuadrës mallakastriote prej pozitivitetit të futbollistit Qardaku, tani radhën e patën kryesuesit e kampionatit.

Ministria e Shëndetësisë i dorëzoi një shkresë zyrtare klubit bardheblu, ku e njoftonte se i gjithë ekipi duhet t’i nënshtrohet testit të tamponit. Kjo, pasi futbollistët dhe stafi ishin të ekspozuar ndaj Covid-19 gjatë ndeshjes në Ballsh.

Analizat u kryen të shtunën, vetëm pak orë përpara ndeshjes në Gjirokastër me Luftëtarin.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH