Një vit nga largimi nga Shqipëria, pritet që Albert Veliu i njohur si Babalja, të ekstradohet nga Belgjika. Mësohet se kërkesa për azil e Veliut nuk është pranuar nga autoritetet belge dhe së shpejti do të nisin procedurat e ekstradimit.
Lajmi është bërë i ditur nga prokurori i çështjes, i cili kërkoi nga Gjykata të merrte informacion në rrugë zyrtare për këto procedura, duke bërë që procesi të shtyhet për në një datë tjetër.