Aktualitet

Basha zbardh detaje nga takimi me delegacionin e Venecias

Shkruar nga Liberale
Basha zbardh detaje nga takimi me delegacionin e Venecias

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa foli për mediat pas takimit me delegacionin e Komisionit të Venecias u shpreh se ishte një takim i frytshëm, ndërsa u shpreh se vendi është në kolaps total, pasi sipas tij të drejtat e qytetarëve janë të kërcënuara.

“Takimi me ekspertët ishte i frytshëm. Shqipëria është në krizë të thellë kushtetuese dhe politike. Ilustrimi më i mirë janë këto janë lëvizje të çoroditura të një pushteti që nuk pret as Komisionin e Venecias, por ka çuar masa të tjera në Kuvend për të kapur ligjin. Po merren masa për kapjen e drejtësisë. Kjo ka çuar vendin në kolaps total. E drejta e qytetarëve është e kërcënuar. Republika e Shqipëria nuk është e qytetarëve, por e grushti pushtetarësh dhe oligarkësh, që kanë kapur zgjedhjet, parlamentin, gjykatat, bashkitë. Sot ata kanë kapur shtetin. Kjo nuk është demokraci. Ky nuk është shteti ligjor. Me Komisionin e Venecias diskutuam mbi gjendjen problematike në vend që nga fillim i kapjes së drejtësisë dhe shkatërrimi i reformës në drejtësi. Por diskutuam dhe rrugën e daljes, që të kthehet legjitimiteti i institucionit. Rruga e daljes është që të kthehemi tek institucionet. Kjo është zgjedhja sot para shqiptarëve. Do të vazhdojmë me Shqipërinë me sundimin e 12 oligarkëve apo me zgjedhje të lira he të ndershme”, tha Basha. /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH