Aktualitet

Basha: Të rimbursohen ilaçet për qytetarët e infektuar me Covid

Shkruar nga Liberale
Basha: Të rimbursohen ilaçet për qytetarët e infektuar me

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka thirrur në selinë blu ekspertët e PD-së për shëndetësisë për të diskutuar për problemet me të cilat përballet sistemi në luftën kundër Covid-19.

Basha ka ngritur disa problematika, si ajo e largimit të mjekëve, por edhe mungesa e protokollit të mjekimit nga mjeku i familjes, teksa kërkoi rimbursim të ilaceve për personat e sëmurur me Covid.

“Të “Shefqet Ndroqi” shkuan 50 mjekë dhe infermierë dhe në javën e parë ikën 40. Paketa e një mijë eurove për mjek ka qenë sporadike dhe diskriminuese. Ushtria që përballet me pandeminë është e rraskapitur, e dërrmuar.

Mjeku i familjes nuk ka protokoll mjekimi dhe as nuk është futur pjesë integrale e sistemit për t’u përballur. Ke covid? Ose të con urgjenca në spital, ose rri në shtëpi dhe të jepet mjekimi me telefon.

Mjeku i familjes duhet të pajisjet me protokoll. Paketa rimbursimi për të gjithë pacientët me covid. Kur kanë diagnozën duhet të kenë paketën e rimbursueshe të trajtimit të kësaj sëmundje” tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH