Aktualitet

Basha reagon për vdekjen e presidentit të ‘Fax News’

Shkruar nga Liberale
Basha reagon për vdekjen e presidentit të ‘Fax News’

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për ndarjen nga jeta të Presidentit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliu, duke thënë se ai do të kujtohet si një "qytetar i angazhuar dhe luftëtar i medias së lirë".

Basha thekson se Kasem Hysenbelliu “do të kujtohet si një ndër kontributorët e spikatur në fushën e medias”.

“Për ne që e kemi njohur personalisht, Kasemi do të mbetet shembulli i njeriut kurajoz, të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë dhe një përkrahës i të drejtës dhe të vërtetës. Ai do të kujtohet si një ndër kontributorët e spikatur në fushën e medias, themelues dhe president i televizionit Fax News, administrator i gazetës më të madhe në vend “Panorama” dhe i televizionit “News24”. Trishtimi dhe dhimbja janë të mëdha për këtë humbje tragjike. U prehtë në paqe!”, përfundon mesazhi i kreut të PD.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH