Aktualitet

Basha i përgjigjet Ramës: Kur ti qesh, Shqipëria qan

Shkruar nga Liberale
Basha i përgjigjet Ramës: Kur ti qesh, Shqipëria qan

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit deklaroi se Lulzim Basha ka lënë jashtë listave për deputetë demokratët për t’u bërë vend “memexhinjve”.

Basha u shpreh se shqiptarët janë të lodhur nga qeverisja e Ramës dhe në 25 prill një e ardhme më e mirë do të nisë për familjet shqiptare.

“Kur Rama qesh, Shqipëria qan. Duket se ai e ka të vështirë të kuptojë që shqiptarët anembanë vendit janë lodhur prej tij. Këtë do ta mësojë mirë në 25 Prill kur ta largojmë dhe të sjellim një të ardhme më të mirë për familjet shqiptare”, shkruan Basha.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH