Aktualitet

Basha i kujton Ramës planin e PD: Fryhet si gjel e kakaris si pulë

Shkruar nga Liberale
Basha i kujton Ramës planin e PD: Fryhet si gjel e kakaris si pulë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në një konferencë për mediat e ka krahasuar kryeministrin Edi Rama me personazhin e një filmi të vjetër shqiptar “Horizonte të Hapura”, me emirin ‘Robert Çamçakëzi’.

Kreu i PD-së theksoi se Rama deri më tani, përveç pandemisë, është shkaktar i vuajtjeve të shqiptarëve.

“Fillon java e tretë e publikimit të planit tonë me 5 pika, kundër krizës ekonomike dhe hapave kundër valës së dytë të infektimeve nga COVID. Dy javë me radhë, unë, ekspertët dhe ju media, përmes gazetarëve që raportojnë, e keni bërë këtë plan të ditur dhe e keni shprehur se çfarë propozon PD dhe opozita. Ne kemi denoncuar gjendjen që sa vjen e rëndohet të shëndetësisë, të mjekëve dhe infermierëve, rritjen e pacientëve të të infektuarve e COVID-19, ndërkohë që i vetmi që i bën bisht përgjegjësisë është njeriu që ka ne dorë që të ndihmojë njerëzit në nevoje, pacientët, shqiptarët. Shumica dërrmuese e të rinjve se mbajnë mend një film ku një person, endej nga kantieri në kantier, ku ishte personazhi i ‘Robert Çamçakëzi’. Edi Rama është Robert Çamçakëzi. Ai pyetet; A e njihni planin e PD dhe çfarë po bëni për të ndihmuar njerëzit. Duhet t’i kujtojmë shqiptarëve që çdo dhimbje s’vjen vetëm për shkak të pandemisë, por për shkak se Rama i ka katandisur. Rama fryhet si gjel e kakaris si pulë, tjetër gjë bën. Ai s’ka mbajtur asnjë premtim për t’i dhënë bonus mjekëve e infermierëve.”, tha Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH