
Ndërkohë që kryeministri Rama ka deklaruar se do të sqarojë sot denoncimin për fshehjen e viktimave nga Covid, ka ardhur reagimi i kreut të demokratëve, Lulzim Basha.
Në një postim në twitter, Basha shkruan se Ramës iu deshën dy ditë për të manipuluar faktet dhe për të fshehur të vërtetën.
“Pasi denoncimit të fakteve se gënjeu për numrin e viktimave të Covid-19, Ramës ju deshën dy ditë për t’u përgjigjur. Dy ditë përpjekje për të manipuluar faktet dhe për të fshehur të vërtetën që pamë të gjithë. E ka kot sepse askush nuk i beson më! Kush gënjen për një çështje kaq të ndjeshme, gënjen për gjithçka. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që punon për ta dhe nuk merret me gënjeshtra natë e ditë”, shkruan Basha.