Aktualitet

Basha apel institucioneve: Qindra familje kanë mbetur jashtë

Shkruar nga Liberale
Basha apel institucioneve: Qindra familje kanë mbetur jashtë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kërkoi vëmendje më të madhe për banorët e Shijakut.

"Sapo pashë nga afër situatën në Shijak ku qindra banesa janë të pabanueshme sidomos në zonën e “Luginës”. Shumë qytetarë flenë nëpër makina, dhe një pjesë tek të afërmit" shkruan Basha në facebook.

Basha thotë se sot është nata e katërt që nuk futen dot në banesa dhe se kanë nevojë për ndihma materiale, ushqime, dyshekë dhe batanije.

Banorët ankohen se ndihma e ofruar deri më tani është e pamjaftueshme.

"Banorët kërkojnë vëmendje më të madhe. Ata më thanë se përveç ditës së parë, nuk ka patur asnjë kontakt më nga autoritetet. Nuk kanë asnjë ide çfarë do të bëhet me ta".

Kryedemokrati thotë se përveç zonave të goditura rëndë si Durrësi dhe Thumana, duhet menjëherë tu vihet në ndihmë edhe zonave të tjera ku njerëzit janë në vështirësi të mëdha dhe ndihen të braktisur.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH