Aktualitet

Bardhi, me të rinjtë në Elbasan: Ju keni në dorë fatin e Shqipërisë

Shkruar nga Liberale
Bardhi, me të rinjtë në Elbasan: Ju keni në dorë fatin

Gazment Bardhi zhvilloi këtë të mërkurë një takim me disa të rinj që do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje.

Teksa vuri në dukje fuqinë që ata kanë për ta nxjerrë vendin nga kriza, Bardhi theksoi se përmes votës, ata do të arrijnë të sigurojnë një qeveri që synon të zbllokojë rrugën e integrimit evropian.

“U takova sot me të rinj që me 25 prill do të votojnë për herë të parë. Një emocion e përgjegjësi dyfishe kur sheh se Rajna, Kevini, Eraldi, Anxhela, Elisi, Eralda, Noeli, Tea, Abdeli dhe Martini kanë kuptuar mirë programin dhe angazhimin e PD për rininë. Për stazhet e paguara, për mbulimin e tarifave dhe shpenzimeve për studentët në nevojë, apo për reformat e mëdha që kemi në plan në sektorët ku ata kanë projektuar të ardhmen si profesionistë të rinj që janë. Ua theksova se ata, miqtë e bashkëmoshatarët e tyre kanë në dorë Shqipërinë. Me votën që do hedhin për herë të parë do sjellin ndryshimin për veten dhe familjet e tyre. Me votë, do të sigurojnë një qeveri që u qendron në krah, që krijon vende pune, që sjell investime të huaja dhe një qeveri që do të zhbllokojë rrugën e integrimit europian”, tha Gazment Bardhi nga Elbasani.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH