Detaje të reja janë mësuar për atentatin ndaj prokurorit Arian Ndoja, në mbikalimin e Sukthit në autostradën Durrës-Tiranë. Pas gjetjes së makinës së autorëve, është zbuluar se targat ishin të vjedhura.
Sipas Report Tv, targat "AA 342 LM", me të cilat u kamuflua makina tip "Mercedez Benz", janë denoncuar të vjedhura në Tiranë një javë para ngjarjes. Ato i përkasin një veture 'Nissan' në pronësi të V.Gj., e cila kur ka dalë një javë më parë në mëngjes të përdorë makinën e saj e ka gjetur atë pa targa.
Policia ka nisur hetimet por nuk ka mundur të gjejë autorët e vjedhjes së kësaj targe e cila ka qenë pjesë e planit të atentatit të mirë organizuar më herët.
Në pyetje është marrë edhe e reja pronare e mjetit që i janë vjedhur targat ndërsa denoncimi i saj nuk ka mundur të parandaloj krimin pasi policia nuk ra në gjurmët e hajdutëve./Gazeta Liberale