Aktualitet

Artan Hoxha: Grekët, racistë dhe ksenofobë, po shtypin shqiptarët

Shkruar nga Liberale
Artan Hoxha: Grekët, racistë dhe ksenofobë, po shtypin

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me situatën kaotike të krijuar nga radhët e gjata të automjeteve në dy pikat kufitare me Greqinë.

Hoxha përmes një postimi në Facebook shkruan se grekët kur gjejnë një vend të vogël si Shqipëria që dhe pse anëtar i NATO-s e shkelin me këmbë, teksa i cilëson grekët si ksenofobë dhe antishqiptarë.

Duke pasur parasysh  përplasjen me Turqinë, gazetari shkruan se kur grekëve iu tregojnë vendin, ankohen se po u shkelin të drejtta, si vend i NATO-s dhe BE-se.

Kur gjejne nje vend me te vogel dhe me te dobet se vetja, edhe pse eshte anetare i NATO-s, e shkelin me kembe dhe i bejne gangesterin…

Kur bien ne hundlesh dhe u del perpara nje shtet me i forte, anetare i NATO-s, qe te kercet dhembet e te merr me shqelma, i ankohen Amerikes dhe BE-se..

Keta jane greket dhe Greqia…

Rraciste, ultranacionaliste, antishqiptare, ksenofobe, dhunues…

Kur u tregojne vendin, ankohen se po u shkelen te drejtat, si vend i NATO-s dhe BE-se, se po i kercenojne, qurraviten, jargaviten…”, shkruan Hoxha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH