Aktualitet

Arrestohet 48-vjeçari, ja çfarë iu gjet në makinë

Shkruar nga Liberale
Arrestohet 48-vjeçari, ja çfarë iu gjet në makinë

Policia e Qarkut Durrës ka goditur një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Mësohet se  në pranga është vënë htetasi K.V., 48 vjeç, banues në Fushë-Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ndërsa janë sekuestruar rreth 46 kg lëndë narkotike.

Njoftimi i policisë: 

Finalizohet operacioni i koduar “Rrethi”.

Sekuestrohen rreth 46 kg lëndë narkotike.

Vihet në pranga transportuesi i lëndës narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas nga Fushë – Kruja po transportonte një sasi lënde narkotike drejt Durrësit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Rrethi”.

Si rezultat i operacionit, në lagjen nr. 13, në Plazh, Durrës është vënë në pranga shtetasi K. V., 48 vjeç, banues në Fushë – Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Benz, drejtuar nga shtetasi i mësipërm u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 46 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Canabis Sativa.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH