Aktualitet

Arqipeshkvi Frendo, mesazh shqiptarëve në vigjilje Krishtlindjesh

               Publikuar në : 13:03 - 23/12/19 liberale

Në prag Krishtlindjesh, Arqipeshkvi i Metropolitit Tiranë-Durrësit dhe Presidenti i Konferencën Ipeshkvore të Shqipërisë Imzot George Frendo iu është drejtuar me një mesazh besimtarëve por edhe gjithë shqiptarëve.

“Në shpellën e Betlehemit shohim një çift shumë të varfër që dëgjojnë dënesën e foshnjës së sapolindur, atë dënesë që sot bashkohet me dënesën e atyre që para 4 javësh nën rrënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti kanë nxjerrë trupin e pajetë të të afërmit të tyre”, thotë Imzot Frendo.

Më tej ai vijon se nata e 26 nëntorit ka qenë një tragjedi e madhe, por ka qenë edhe rast që shumë njerëz shqiptarë si edhe të huaj të tregonin solidaritetin e tyre me ata që e kanë humbur një ose më shumë persona, të vdekur nën rrënoja dhe me ata që kanë humbur shtëpinë.

Mesazhi i plotë:

Në një varfëri ekstreme ka lindur ai që bota e kishte pritur si princ, si shpëtimtar, Jezu Krishti. Asnjë bujtinë, asnjë shtëpi nuk ka gjetur vend për Marian në orët e fundit të shtatzënisë së saj. Sivjet Jezusi u bashkohet atyre që në këto 4 javë po kalojnë ditën dhe natën nën një tendë, jashtë shtëpisë së tyre. U bashkohet atyre që atë natë të 26 nëntorit në pak sekonda kanë humbur gjithçka, disa edhe vetë jetën e tyre.

Në shpellën e Betlehemit shohim një çift shumë të varfër që dëgjojnë dënesën e foshnjës së sapolindur, atë dënesë që sot bashkohet me dënesën e atyre që para 4 javësh nën rrënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti kanë nxjerrë trupin e pajetë të të afërmit të tyre.

Nata e 26 nëntorit ka qenë një tragjedi e madhe por ka qenë edhe rast që shumë njerëz shqiptarë si edhe të huaj të tregonin solidaritetin e tyre me ata që e kanë humbur një ose më shumë persona, të vdekur nën rrënoja dhe me ata që kanë humbur shtëpinë.

Ne si Kishë katolike por jo vetëm ne, jemi duke ndihmuar shumë persona që po vuajnë pasojat e tërmetit. Sot nga grazhdi Jezusi fëmijë i etur dhe lakuriq na kujton fjalët që ai si i rritur na tha, ‘pata uri e më dhatë për të ngrënë, isha i zhveshur dhe më veshët’.
Ndoshta shumë prej jush ëndërroni të largoheni nga Shqipëria por ëndërroni më shumë të krijoni një Shqipëri më të mirë. Vlerësoni më shumë gjërat e bukura në këtë vend dhe tiparet e bukura që kemi trashëguar si popull, ndër të cilat sot përmend veçanërisht solidaritetin që tregoni në rast fatkeqësia.
Nga grazhdi yt o Jezus fëmijë hidhe shikimin tënd mbi Shqipërinë dhe ne të dashur vëllezër e motra, le të vendosim shpresën tonë në atë që si i rritur ka dhënë shëndet atje ku nuk kishte shpresë për shëndet.
Ruaje o Zot Shqipërinë tonë! Ju uroj përzemërsisht Gëzuar Krishtlindjen dhe Gëzuar Vitin e Ri. /Gazeta Liberale

Tags: , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back