Aktualitet

Arion Sulo: Presidenti po kundërshton kapjen e Reformës në Drejtësi

Shkruar nga Liberale
Arion Sulo: Presidenti po kundërshton kapjen e Reformës në

Analisti dhe gazetari Arion Sulo komentoi në emisionin "Real Story", zhvillimet më të fundit politike dhe deklaratat e presidentit Meta për të thirrur një protestë më 2 mars, në përgjigje të asaj që ai e quan grusht shteti.

Sulo deklaroi se gjithë debati dhe zhvillimet e vazhdueshme politike kanë vetëm një arsye, dhe ajo është Reforma në Drejtësi.

Sipas analisti, kapja e reformës ka filluar që në vitin 2016 dhe  ka vijuar më tej me disa raste, siç ishte zgjedhja e kreut të SPAK, e kreut të ILD-së dhe rasti i Kushtetueses.

"Gjithë lufta politike në këto momente po bëhet në Gjykatën Kushtetuese, pasi janë disa dosje të rëndësishme. Shkaku kryesor është tentativa prej 2016 për të kapur Drejtësinë, dhe disa mënyra për ta kapur është zgjedhja e kreut të SPAK, zgjedhja e kreut të ILD dhe së fundi Kushtetuesja. Lufta dhe shpërthimi i presidentit vjen për shkak të Reformës në Drejtësi dhe këtu jam dakord me Spiorpalin. Presidenti po kundërshton kapjen e  Reformës", tha Sulo në studio./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH