Aktualitet

"Arben Ahmetaj është arratisur nga Shqipëria të premten"/ Deklarata bombë e Artan Hoxhës: Ja ku "fshihet"

Shkruar nga Liberale
"Arben Ahmetaj është arratisur nga Shqipëria të

Ditën e sotme u mësua se SPAK i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë, heqjen e imunitetit të Arben Ahmetajt, për ta arrestuar atë për tre akuza penale.

"Gjatë ditës së sotme, që nga momenti kur doli lajmi se kërkesa e SPAK i është drejtuar Kuvendin për imunitetin e Ahmetajt, pyetja e parë dhe verifikimi u parë që tentuam të bënim ishte vendndodhja e zotit Ahmetaj.

Të premten ai ka lëvizur nga Shqipëria. Është regjistruar në sistemin TIMS. Ka kaluar me pasaportë të Shqipërisë dhe ka lëvizur drejt një vendi të BE, në kufi me Shqipërinë.

Sot u tha që është brenda territorit, kam ndjekur me vëmendje, reagimin e avokatit. Kjo do të verifikohet nesër. Në rastet e mëparshme kemi parë që kur kërkesa u është drejtuar Kuvendit, ata janë paraqitur në seancë.

Nuk do të çuditesha nëse Ahmetaj nuk paraqitet. Nëse ndjekim precedentët e tjerë, të zotit Koka dhe Bllako. Zoti Koka ka dy vjet aty dhe nuk është marrë asnjëherë në pyetje.

Ka dy vjet brenda.

Ai nuk iu fsheh arrestimit edhe pse u njoftua përpara. Ka dy vjet dhe nuk ka një vendim gjykate të shkallës së parë", deklaroi Hoxha.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH