Aktualitet

Apeli lë të lirë dy kontrollorët e Rinasit

Shkruar nga Liberale
Apeli lë të lirë dy kontrollorët e Rinasit

Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë të lirë dy kontrollorët e trafikut ajror, Munih Mezini dhe Armand Fezga. Në seancën e sotme është vendosur detyrim paraqitje për të dy punonjësit e trafikut ajror.

Ata u arrestuan në prill si organizatorë të grevës së Albcontrol në Rinas, që bllokoi punën në aeroport. Fillimisht ata u lanë në arrest shtëpie, ndërsa sot u vendos detyrim paraqitje.

Kontrollorët kanë paditur kompaninë në Gjykatën Administrative për një vendim të muajit prill të Këshillit Mbikëqyrës, i cili u ka shkurtuar pa afat pagat. Kjo solli edhe një proteste të tyre, duke pezulluar fluturimet ne Shqipëri për 48 ore.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH