Në emisionin ‘Soiree’ nga Jonida Shehu së fundmi është trajtuar tema ‘Gratë në media’. Gjatë intervistës me moderatoren Jonida Shehu, gazetarja e njohur Anila Basha ka folur për përballjen e saj me Rudina Xhungën në prapaskenë.
Ajo ka zbuluar se shkas i kësaj përballje është bërë një lajm i bërë nga Rudina për të në portalin e saj.
“U kapa me Rudina Xhungën, gati sa su the.rem. Kishte bërë një budallik tek portali i saj dhe i thashë ‘një portal si i joti nuk mund të bëjë një gjë kundër portalit tim, sepse jemi të dyja kolege'”, u shpreh Anila në studio.
Gazetarja rrëfeu po ashtu se nuk janë sqaruar akoma pasi ajo e konsideron veprim të pafalshëm.
“Nuk u sqaruam sepse nuk ia fal”, ka përfunduar Anila prerë dhe e nervozuar.