Liberale

Nuk ka rezultat
View All Result
  • SHQIPËRI
    • të gjitha
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politike
    • Sociale
    Balla paralajmëron: Efektivët që dalin në përgjimet e SKY dhe EncroChat do të përjashtohen nga Policia!

    Shiste mallra të kontrabanduara nē “Komunën e Parisit”, arrestohet 42- vjeçarja në Tiranë

    Me doza kanabisi gati për t’ i shitur pranë shkollave, pranga dy adoleshentëve në Fier

    Aksidenti tragjik me 21 viktima në Itali, Ministria e Jashtme e Shqipërisë shpreh ngushëllime për jetët e humbura

    • Media Polis
      Reshje dhe stuhi të forta, humbin jetën 9 persona dhe plagosen 27 të tjerë

      Lehtësia e papërballueshme e arbitraritetit shtetëror jo vetëm ndaj një shkolle vajzash dhe një kopshti fëmijësh

      MEDIA POLIS nga Belina Budini: Lajm i mirë, kur të mos ketë më lajme nga Shqipëria!

      Riciklimi i Berishës si binom i Ramës

      Bashkimi i demokratëve si instrument komunikimi

      Rama, skenë ndërkombëtare për teatër shqiptar

      Për një manifest universitar në vend të “protestës së pedagogëve”

      Hakerimi i shtetit dhe Rama si hakërrues i mediave

    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • OP-ED
    • të gjitha
    • Analizë
    • Editorial
    • Ekspertize
    • Krye
    • Polemikë
    Preç Zogaj tregon dy mënyrat se si mund të dalë nga kriza PD-ja

    “Poeti laureat”, mes banalizimit dhe nevojës për ta bërë si bota

    EDITORIAL nga Ervis Iljazaj: Ta kthejmë debatin politik nga global në lokal

    EDITORIAL nga Ervis Iljazaj/ Kukësi, në shtëpinë e opozitës nuk përmendet litari

    Kush përfiton nga puna e SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme

    REFLEKSIONE nga Erl Kodra: “Bravo” Albin Kurti. Bukur ia punove Kosovës!

    • Koment
    • Ekspertize
    • Polemikë
  • UNIVERSITET
    • të gjitha
    • Economicus
    • Ingenious
    • Jus/Justicia
    • Medicus
    • Polis
    SHIFRA E DITËS: 121 mijë studentë në auditore, shkencat dhe mësuesia rrezikojnë zhdukjen! Pse të gjithë duan të veshin ‘bluza të bardha’

    SHIFRA E DITËS: 10 vendet me sistemet më të mira dhe më të këqija arsimore në botë… talenti dhe Shqipëria

    “Shkëlqimi dhe rënia” e Universitetit të Tiranës, bie me 200 vende të tjera në renditje. Dija dhe cilësia drejt “greminës”!

    Tradita e 15 viteve Master në UET, diplomohen rreth 300 studentë në këtë jubile

    Master në media digjitale, në bashkëpunim me UET, të rinjtë praktikë në Euronews

  • BOTA
    • të gjitha
    • BE
    • Globi
    • Kosova
    • Mal i Zi
    • Maqedoni
    Pranoi se ishte organizator i sulmit terrorist në veri të Kosovës, Serbia i ‘garanton’ lirinë

    Lirohet nga paraburgimi Milan Radoiçiçi, i ndalohet hyrja në territorin e Kosovës

    Aksidenti me 21 të vdekur në Itali, dyshime se shoferi humbi vetëdijen për shkak të ndonjë sëmundjeje

  • MAGAZINË
    • të gjitha
    • Letërsi
    • Libri
    • Shije
    • Showbiz
    • Sport
    Eneda Tarifa rikthehet në ekran, ja ku do ta shohim së shpejti këngëtaren

    100 librat më të mirë të zhanrit mister dhe thriller të të gjitha kohërave

    Ja cilat janë 3 shenjat e horoskopit që do të “pasurohen” në gusht

    Njihuni me shenjat më të papërgjegjshme të Horoskopit

Fillimi Op-Ed Analizë

ANALIZË nga Preç Zogaj: Normalizimi pozitiv i hetimit të akuzave

ANALIZË nga Preç Zogaj: Ngado ta rrotullosh, protesta mbetet kundër Samitit

Share on FacebookShare on Twitter

Preç Zogaj

Hetimi nga SPAK i aferave korruptive po njeh dora-dorës një dinamikë që premton normalizimin e hetimit të zyrtarëve të lartë e shumë të lartë që dyshohen apo akuzohen si të përfshirë.

Hetimi i aferës banditeske të inceneratorëve, edhe pse i ngadalshëm apo në vendnumëro sipas asaj që raportohet për publikun, ka përuruar gjithsesi vënien në pranga të zyrtarëve nga radhët e shumicës socialiste në pushtet, siç janë ish ministri Lefter Koka, apo ish deputeti i PS-së, Alqi Bllako. Faktet e reja, të pakundërshtueshme, e kanë bërë gjithnjë e më të pamundur mbylljen e skandalit me këto emra. Akuzës po i dalin përpara emra të tjerë, peshq më të mëdhenj. SPAK është në një provë edhe më të fortë integriteti.

Sakaq, kemi kryebashkiakë dhe zyrtarë të mesëm që ose janë dënuar nga gjykata ose janë në proces hetimi e gjykimi. Së fundi, ish kryebashkiaku i Kavajës, Artur Roshi, u pa të thirrej në SPAK për t’u pyetur në cilësinë e njeriut që ka dijeni për tenderat korruptivë në bashkinë e drejtuar prej tij. Nuk është nën akuzë dhe urojmë të mos jetë. Por “rregullin” e përgjithshëm se vjedhin shefat pa e ngjyejnë gishtin vartësit e ka kundër. Sidoqoftë, të vërtetën do ta nxjerrë hetimi.

Ndërkohë SPAK ka mbyllur hetimet dhe i ka komunikuar akuzat për shpërdorim detyre në lidhje me shpërthimin e Gërdecit në mars të vitit 2008 ish Ministrit të Mbrojtjes të asaj kohe, Fatmir Mediu, aktualisht deputet i opozitës. Një lajm tjetër, i bujshëm do të thosha, është urdhri që ka lëshuar Gjykata e Posaçme në adresë të SPAK për të rihetuar rreth një padije të avokatit Hidajet Beqiri për vjedhjen e thesarit të shtetit gjatë trazirave të vitit 1997 dhe lidhur me ketë për të hetuar përputhshmërinë e deklaratave të pasurisë në vite të ish-Presidentit Sali Berisha dhe ish-Kryeministrit Ilir Meta me pasurinë e tyre faktike.

Hetimi penal zhvillohet sipas standardeve demokratike dhe rregullave të përcaktuara në legjislacionin përkatës. Rregullat nuk lejojnë hakmarrje, arbitraritet, gjueti shtrigash. Shmangia apo injorimi i tyre prish drejtësinë, provokon reagim ndërkombëtar. Por duhet ta themi se Shqipëria, prej më shumë se njëzet e pesë vjetësh, nuk ka vuajtur nga teprimi dhe përdorimi politik i hetimeve, në kuptimin që pala në pushtet ia ndërsen palës në opozitë apo një lob i caktuar e përdor për të larë hesape brenda llojit. Problemi i Shqipërisë ka qenë dhe është akoma ndrojtja e drejtësisë për të hetuar, paditur, gjykuar dhe dënuar  politikanë të korruptuar; ka qenë dhe është pandëshkueshmëria, vetëvendosja e një elite politike mbi ligjin dhe drejtësinë. Në tejzgjatjen e saj, pandëshkueshmëria ka ardhur duke shumëfishuar vetveten në mbarë piramidën e shtetit dhe qeverisjes, qoftë qendrore, qoftë vendore.

Përveçse me dëm të madh, pandëshkueshmëria në këto përmasa ka qenë edhe një kurth për shumë zyrtarë që kanë menduar se u bë deti kos. Duke harruar se ligji vjen një ditë. Siç po vjen. Janë të shumtë në numër zyrtarët dhe ish zyrtarët e përfshirë në afera të dyshimta dhe korruptive. Janë të shumtë ata që duke pasur një firmë a një vulë në dorë për tendera, transaksione, leje, kthim pronash, administrim tokash e pasurish të paluejtshme nuk i kanë shpëtuar tundimit për të përfituar për vete në shkelje të ligjit, në dëm të publikes, pronarëve, sipërmarrësve. SPAK është i mbingarkuar me dosje të bartura dhe të reja. Prokuroritë e rretheve gjithashtu. Shumë padi dhe akuza janë mbajtur e mbahen në sirtare gjatë, diku si mjet presioni për t’u marrë lekë të akuzuarve, diku nga droja për të hetuar politikanë të nivelit të lartë.

Në këtë kontekst, normalizimi i hetimeve, në kuptimin që kush akuzohet hetohet, cilido qoftë ai, çfarëdo posti të lartë të ketë pasur apo të ketë, është një lajm dhe një ogur i mirë për drejtësinë. SPAK që ka ardhur duke kolauduar vullnetin, vendosmërinë, mjetet dhe forcat në përballje me pandëshkueshmërinë shumëvjeçare fiton terren edhe në këtë rrafsh, në rrafshin e hetimeve pa dallim. Zbardhja e akuzave i bën mirë shoqërisë, jo vetëm kur del se ka vepër penale për t’u çuar në gjykatë, por edhe kur del se nuk ka shkelje dhe çështja pushohet. Përzierja e akuzave të vërteta me akuza të sajuara ka qenë dhe është një dinakëri për të zhurmuar e fshehur akuzat e vërteta. Pandëshkueshmëria e ka për zemër kakofoninë. Hetimi është në mision për t’i dhënë secilit hakun./Liberale.al/

Ju sugjerojme

Pranoi se ishte organizator i sulmit terrorist në veri të Kosovës, Serbia i ‘garanton’ lirinë
Kosova

10:35 | 04/10/2023
Lirohet nga paraburgimi Milan Radoiçiçi, i ndalohet hyrja në territorin e Kosovës
BOTA

10:33 | 04/10/2023
Aksidenti me 21 të vdekur në Itali, dyshime se shoferi humbi vetëdijen për shkak të ndonjë sëmundjeje
BOTA

Aksidenti me 21 të vdekur në Itali, dyshime se shoferi humbi vetëdijen për shkak të ndonjë sëmundjeje

08:46 | 04/10/2023
Komuniteti shqiptaro-amerikan letër Joe Biden: Të shqetësuar nga kërcënimet e Serbisë drejt Kosovës

08:29 | 04/10/2023
100 librat më të mirë të zhanrit mister dhe thriller të të gjitha kohërave
Kryesore

22:23 | 03/10/2023
Preç Zogaj tregon dy mënyrat se si mund të dalë nga kriza PD-ja
Kryesore

“Poeti laureat”, mes banalizimit dhe nevojës për ta bërë si bota

10:50 | 04/10/2023
Para
Kryemadhi reagon pas takimit me ambasadoren Kim: Ka më shumë se 6 vite që flas për influencën ruse në vend

"Koka e aferës së inceneratorit është Edi Rama", deklarata e Monika Kryemadhit

Kush vishet më bukur dhe më keq, stilistet bëjnë vlerësimin për secilin nga banorët e Big Brother

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk ka rezultat
View All Result

Të fundit

  • Balla paralajmëron: Efektivët që dalin në përgjimet e SKY dhe EncroChat do të përjashtohen nga Policia!
  • Pranoi se ishte organizator i sulmit terrorist në veri të Kosovës, Serbia i ‘garanton’ lirinë
  • Lirohet nga paraburgimi Milan Radoiçiçi, i ndalohet hyrja në territorin e Kosovës
  • Shiste mallra të kontrabanduara nē “Komunën e Parisit”, arrestohet 42- vjeçarja në Tiranë
  • Me doza kanabisi gati për t’ i shitur pranë shkollave, pranga dy adoleshentëve në Fier
  • Aksidenti tragjik me 21 viktima në Itali, Ministria e Jashtme e Shqipërisë shpreh ngushëllime për jetët e humbura
  • Eneda Tarifa rikthehet në ekran, ja ku do ta shohim së shpejti këngëtaren
  • Aksidenti me 21 të vdekur në Itali, dyshime se shoferi humbi vetëdijen për shkak të ndonjë sëmundjeje
  • MOTI I DITËS: Më shumë orë me diell dhe temperatura deri në 32°C
  • Komuniteti shqiptaro-amerikan letër Joe Biden: Të shqetësuar nga kërcënimet e Serbisë drejt Kosovës

GAZETA LIBERALE dhe portali i saj gazetaliberale.al, është një titull i ri i medias shqiptare, për të promovuar frymën e liberalizmit ekonomik dhe politik në jetën publike në Shqipëri. Ajo është botim i Institutit Europian PASHKO, dhe i kontribuon debatit publik me qasjen liberale ndaj ngjarjeve, zhvillimeve dhe fenomeneve të kohës sonë, përkundër inercisë totalitariste, përkundër rrezikut të populizmit punist dhe atij nacionalist, përkundër intolerancës, ekstremizmit, kërcënimeve të çdo lloji ndaj demokracisë, tregut të lirë dhe liberalizmit në botën shqiptare.

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

© 2022 - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by dope.al