Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e diplomimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve e rinj.
Borchardt tha se ky diplomim vjen në momentet kur pritet që të ngrihen edhe institucionet e reja të drejtësisë si SPAK dhe BKH, prandaj edhe pritshmëritë ndaj tyre janë më të mëdha.
“Së shpejti do të formohen institucionet e reja të drejtësisë. E ardhmja e vendit varet nga zbatimi i reformës në drejtësi. Duhen luftuar defektet aktuale të sistemit të drejtësisë. Ju inkurajoj që të investoni në sistemin e drejtësisë. Pritjet janë të mëdha, të gjithë kanë besim te ju.
Çdo vit dalin prokurorë dhe gjykatës të rinj, kemi bërë trajnime për profesionistët e drejtësisë. Shpresoj që gjërat të shkojnë më mirë edhe më tej. Kemi qenë partner të kësaj shkolle, kemi dhënë mbështetjen tonë për trajnimet”, tha ai./Gazeta Liberale