Aktualitet

Ambasada amerikane bën njoftimin e rëndësishëm për lotarinë amerikane

               Publikuar në : 18:31 - 04/05/20 liberale

Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar se Departamenti i Shtetit e ka shtyrë datën e kontrollit të statusit për programin e Vizës së Diversitetit (Lotarisë Amerikane) deri në 6 qershor 2020.

Në uebsajtin zyrtar të ambasadës shkruhet ndër të tjera se ky ndryshim është për shkak të pandemisë nga COVID-19, “e cila nuk do të ketë ndonjë impakt negativ në administrimin e DV-2021”. Më tej, ajo sqaron edhe procedurën që ndiqet për verifikimin nëse jeni shpallur fitues apo jo.

Njoftimi i plotë

PËRDITËSIM: Departamenti është duke e vonuar hapjen e kontrollit të statusit të regjistruesit për DV-2021, deri në datën 6 qershor 2020. Ky ndryshim është për shkak të përgjigjes tonë në lidhje me pandeminë COVID-19, e cila nuk do të ketë ndonjë impakt negativ në administrimin e DV-2021.

Për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2021 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back