Globi

Amazon kërkon që klientët të blejnë më pak produkte, ja arsyeja

Shkruar nga Liberale
Amazon kërkon që klientët të blejnë më pak

Aq shumë janë shtuar porositë që kur ka shpërthyer pandemia dhe ka hyrë në fuqi bllokimi i përgjithshëm në çdo pjesë të botës sa gjigandi amerikan i shitjeve online Amazon, për t’i bërë ballë kërkesës së madhe për sende personale po riorganizon faqen online.

Dhe po e bën ndërkohë përmes zgjidhjeve që bien ndesh me ato që e kanë bërë atë një prej sipërmarrjeve më të mëdha e më të fuqishme në botë: përmes shitjes së më pak artikujve duke i bindur klientët që të marrin më pak produkte. Kjo raportohet nga “Wall Street Journal”, sipas së cilës, nga muaji i kaluar, Amazon ka nisur të bëjë disa ndryshime në kategoritë që më parë kishin në fokus të nxisnin klientët të blinin.

Po ashtu, Amazon ka planifikuar që të anulojë promocionet e festave që zakonisht kanë tendencën që të nxisin blerjet. E mbi të gjitha, ka shtyrë në afat të papërcaktuar “Prime Day” të korrikut, domethënë shopingun ekskluziv e të privilegjuar që i adresohet klientëve dhe ka ridimensionuar kuponët që inkurajojnë blerësit që të mbushin “karrocën” e tyre virtuale.

Rritja e madhe e porosive në kushtet e mungesës së stafit ka krijuar probleme me respektimin e afateve të dërgesave./Scan

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH