Globi

Albin Kurti prezanton 5 ministrat, heq dorë nga Ministria e Brendshme

Shkruar nga Liberale
Albin Kurti prezanton 5 ministrat, heq dorë nga Ministria e Brendshme

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti para takimit më presidentin e vendit Hashim Thaçi ka bërë të ditur se kush do të jetë zëvendëskryministër i dytë dhe 5 ministra në kabinetin e tij.

“Nga Lëvizja Vetëvendosje!, unë si kryeministër i qeverisë së re, kam përzgjedhur: për zëvendëskryeministër të dytë të qeverisë, Haki Abazi, për Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Prof. Blerim Reka, për Ministër të Financave dhe Transfereve, Prof. Besnik Bislimi, për Ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe, për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia. Le t’ia fillojmë punës për të mirën e qytetarëve, e sipas programit qeverisës tashmë të dakorduar. Unë zotohem se menjëherë pasi t’i kem ata gjashtë emra, do ta sjell emrin e ministrit nga pakicat joserbe dhe atë të pakicës serbe, por edhe emrat e së paku 10 zëvendësministrave”, ka thënë Kurti në videomesazh.

Ai ka kërkuar nga LDK-ja që ta bëjë të njëjtin veprim, duke propozuar emrat e ministrave që do të jenë pjesë e koalicionit të mundshëm ndërmjet dy subjekteve.

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH