Life Style

Aktorja Adriana Matoshi bëhet deputete e Kuvendit të Kosovës

               Publikuar në : 21:48 - 04/03/21 liberale

Aktorja e njohur kosovare, Adriana Matoshi është zyrtarisht deputete e Kuvendit të Kosovës.

Matoshi, e cila ka qenë kandidate në radhët e Lëvizjes Vetëvendosja, ka arritur që t’i sigurojë votat e nevojshme për tu bërë pjesë e Parlamentit.

Mediat kosovare raportojnë se ka arritur që të sigurojë 10.403 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke lënë pas me vota deputetë të legjislaturës së kaluar si Xhelal Sveçla, Salih Zyba, Fatmire Kollçaku, Dimal Bash dhe Fitore Pacolli.

Aktorja zbuloi vetëm pak kohë më parë se do të përfshihej në politikë. Ajo është mjaft e komentuar për jetën e saj private pas ndarjes nga bashkëshorti dhe lidhjes me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld, i cili është 19 vite më i vogël se Matoshi.

Pavarësisht kritikave, nëna e katër fëmijëve e ka mbrojtur me “forcë” lidhjen e tyre të dashurisë, duke thënë se është shumë e lumtur krah tij.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back