Aktualitet

Aksidentohet kalimtarja në Durrës, shoferi largohet nga vendngjarja

Shkruar nga Liberale
Aksidentohet kalimtarja në Durrës, shoferi largohet nga vendngjarja

Një grua ka mbetur e plagosur pasditen e sotme në Durrës, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Aksidenti u regjistrua në lagjen nr.11 në qytetin bregdetar.

Kalimtarja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, ka marrë disa plagë në trup, ndërsa është transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit. Sipas dëshmitarëve, e plagosura fliste italisht, ndërsa dyshohet se është shtetase italiane.

Po sipas tyre, ka dyshime se në timon ka qenë një djalë i ri, i cili pas aksidentit është larguar bashkë me mjetin me shpejtësi. Mësohet se kalimtarja është jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH