Dymbëdhjetë persona kanë humbur jetën, pasi një autobus me pelegrinë polakë ka dalë nga rruga në Kroaci dhe ka përfunduar në një kanal.
Sipas BBC, të 32 pasagjerët e mbijetuar thuhet se janë plagosur, ndërsa 19 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.
Në udhëtimin e organizuar nga grupi katolik i Vëllazërisë së Shën Jozefit, ishin tre priftërinj dhe gjashtë murgesha.
Ata po udhëtonin për në Medjugorje, një faltore katolike në Bosnjë. Sipas Ministrisë së Jashtme polake të gjithë pasagjerët ishin të moshave të rritura. /Liberale.al