Një aksident masiv ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Luziana, SHBA. Qindra automjete u përplasën me njëra-tjetrin për shkak të mjegullës së dendur dhe dukshmërisë së kufizuar në rrugë. Si pasojë 7 persona u raportua se humbën jetën dhe 25 të tjerë mbetën të plagosur.
Sipas CNN, meteorologët thanë se mjegulla e dendur kishte bërë që dukshmëria të ishte në më pak se 10 metra.
Tymi nga zjarret në zonë, i kombinuar me mjegullën e dendur të zhvilluar në zonë herët në mëngjesin e së hënës, duke sjellë shikueshmëri jashtëzakonisht të ulët. Në disa vende dukshmëria ishte afër zerosl.
Guvernatori i Luizianës u bëri thirrje njerëzve që të dhuronin gjak, duke shprehur dhe ngushëllimet e tij për viktimat, e duke shtuar 'lutem për të plagosurit".