Aktualitet

Aksident i rëndë në Fushë Krujë, një i vdekur e dy të plagosur

Shkruar nga Liberale
Aksident i rëndë në Fushë Krujë, një i vdekur e dy

Një aksident i rëndë me pasojë një person të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur ka ndodhur në orët e vona të së premtes, në Fushë Krujë.

Policia bën të ditur, se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën rreth orës 22:00 të mbrëmjes në Tapizë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i njërit mjet, shtetasi Q. Sh., rreth 60 vjeç. Gjithashtu është lënduar drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. K., 29 vjeç dhe shtetasja Sh. Sh., 39 vjeçe pasagjere në mjet, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH