Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 09:00 në fshatin Jubë të Durrësit.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet Q. T., 66 vjeç, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Fatkeqësisht 66-vjeçari ka humbur jetën.
Mësohet se, grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.