Kronikë

Aksident e rëndë, 'Benz-i' përplas 'Volkswagen-in' e parkuar anës rrugës, dy të plagosur

Shkruar nga Liberale
Aksident e rëndë, 'Benz-i' përplas

Një aksident rrugor ka ndodhur pranë fshatit Sheqishte në Fier, ku janë përplasur 2 automjete. Pamjet nga vendngjarja tregojnë dëmtimin e një prej automjeteve.

Automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin E. Sh., 26 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Volkswagen", i cili ka qenë i parkuar anës rrugës.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip "Benz" dhe pasagjeri, shtetasi D. L., 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH