Globi

Abuzim seksual me 13-vjeçaren, arrestohet profesori i filozofisë në aeroportin e Romës

Shkruar nga Liberale
Abuzim seksual me 13-vjeçaren, arrestohet profesori i filozofisë

Një profesor i filozofisë është arrestuar në Romë me akuzën e dhunës seksuale ndaj vajzës së tij 13-vjeçare. Ai ishte edhe i punësuar në një ambasadë italiane jashtë vendit dhe u ndalua sot në aeroportin Fiumicino.

Policia e stacionit Quadraro ka zbatuar urdhrin e prokurorisë për arrestimin e profesorit dhe diplomatit italian, të urdhëruar nga prokurorja e Romës Gabriella Fazi, dhe është në pritje të vendimit të gjyqtarit.

I akuzuari, i cili ndodhet aktualisht në burgun Regina Coeli , është ndarë prej disa kohësh nga gruaja e tij.

E mitura, e cila pas divorcit jetonte me të ëmën, është shprehur pas denoncimit se nuk dëshiron ta shohë më babanë e saj.

Vajza do t'u kishte raportuar mësuesve për abuzimet, gjë që do të konstatohej edhe nga raportet dhe analizat mjekësore.  Pas denoncimit skandaloz, i akuzuari u ndalua me të mbërritur në aeroportin e Romës, teksa u kthye nga një vend afrikan.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH