Aktualitet

“A të ka uruar presidenti?” Kryemadhi: Nuk më ka uruar, por

               Publikuar në : 11:03 - 24/11/20 liberale

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk ka pasur urim nga bashkëshorti i saj, Presidenti i Republikës Ilir Meta, pas konfirmimit në detyrë në krye të kësaj force.

“Në fakt nuk e kisha bërë këtë llogari, nuk e kisha menduar sepse vetëm për një gjë, ma tregoi Silva, se kur kanë ardhur procesverbalet e Skraparit dhe Poliçanit kanë ardhur procesverbalet ‘Monika Ramazan Kryemadhi’ dhe në kllapa ‘Meta’. Nuk më ka uruar, por besoj se ka qenë shumë kuriozë të dijë për pjesëmarrjen, sepse ai nuk ka qenë në Shqipëri atë ditë, ka qenë në Dibër të madhe, Manastir, për shkak të një aktiviteti që ka pasur, por vetëm për një gjë ka qenë shumë i lumtur; që unë kam vendosur maskën në procesin e votimit. Për këtë ka qenë një nga arritjet e tij të drejtpërdrejta, por i thashë që më detyroi anëtarja e LRI-së që më tha se nëse ti nuk vendos maskën nuk ke mundësi të votosh, pra të hiqet e drejta e votimit. Kështu që besoj se një pjesë urimi ka qenë edhe kjo pjesa e maskës, pasi ka qenë shumë i kënaqur. Atë foton me maskë ma dërgoi ai i pari, para se të ma dërgonte Klajdi. Po interesante është, debat interesant që do të jetë në vazhdim e sipër”, tha Kryemadhi./Gazeta Liberale

Tags: , , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back