Aktualitet

A do të vijojë PS me shkarkimin e Metës? Ja si përgjigjet Balla

               Publikuar në : 12:56 - 20/06/20 liberale

Gjatë një konference për mediat, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se shkarkimi i presidentit Ilir Meta nuk ka qenë qëllim në vetvete.

“Shkarkimi i presidentit të republikës nuk ka qenë qëllim në vetvete. Komisioni Hetimor parlamentar i iniciuar nga 55 deputetë është një komision që po vijon punën. Ka pasur një objekt të punës hetimore disa çështje të rëndësishme. Opinioni lidhur me çështjen e emërimeve ne Kushtetuese e thotë qartë se ka një vakum. Dhe në lidhje me aktin e presidenti duke mos i ofruar mundësi betimi një anëtari për t’u votuar në Kushtetuese. Komsiioni i Venecias është i qartë në këtë pikë. Qaftë dhe presidenti i Republikës nuk mund të ketë të drejtë që pas skadimit të afatit 30 ditor, të mos ia ofrojë betimin. Unë inkurajoj Komisionin që të vijojë punë. Sa i takon shkarkimit të tij, besoj se mëkati i tij lidhur me ligjshmërinë, është i qartë si drita e diellit lidhur me aktin joligjor të dekretit, apo zhdekretimi i 30 qershorit, që ka qenë objekt vlerësimi i një opinioni tjetër. Shkarkimi i presidentit nuk kërkon vetëm 94 vota në kuvend, por dhe një vendim nga Gjykata Kushtetuese. Venecia sa i përket aspektin sekuencal iu ka dhënë të dyja palëve të drejtë. Venecia thotë; duhet dialog institucional.”, tha Balla. /Gazeta Liberale

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back