Sport

A do të rezistojë Edi Reja deri në miqësoren me Italinë? Largimi i tij, çështje kohe

Shkruar nga Liberale

E ardhmja e trajnerit Edi Reja është vënë seriozisht në pikëpyetje. Mosha dhe rezultatet e fundit janë dy arsye që pritet të  çojnë në ndërprerjen e kontratës me italianin e Kombëtares shqiptare.

Egoizmi në sulm, si në rastin e Brojës dhe gabimet trashanike në mbrojtje si në rastin e Hysajt, dy lojtarë të nivelit europian, ndikuan në humbjen e fundit, por shihen edhe si keqmenaxhim i lojës dhe i krijimit të një mentaliteti fitues nga ana e ekipit. Tifozët janë shprehur të zhgënjyer nga loja, por më tepër zhgënjimin ata po e shfaqin ndaj trajnerit. Ndaj edhe FSHF me shumë gjasë do të ndërpresë marrëdhëniet me Edi Reja në prag të Botërorit të Katarit, pas ndeshjes miqësore me Italinë.

Trajneri i kombëtares shqiptare, Edoardo Reja deklaroi pas humbjes me Izraelin, se lojtarët kuqezi u penalizuan nga gabimet individuale. Humbja solli një dobësi të hershme dhe të njohur për kombëtaren kuqezi: ndëshkimin në fund!

Kjo ndoshta sinjalizon punën e trajnerit, i cili nuk ka mundur t’i japë një tjetër mentalitet ekipit.

Sipas tij, ekipi tentoi gjithçka në pjesën e dytë, por vuri në dukje se duhet diskutuar për gabimet individuale të lojtarëve. “Bëjmë gabime të tilla si gjithmonë edhe pse lojtarët dhanë gjithçka në fushë. Rrimë këtu dhe flasim për të njëjtat gabime. Izraeli është një skuadër shumë e fortë dhe na vuri shumë në vështirësi”.

“M’u desh të ndryshoja sepse nuk po funksiononte. Në pjesën e dytë tentuam të reagonim por e përsëris, duhet të diskutojmë për gabimet individuale që na ndodhin gjithmonë”, theksoi tekniku italian.

Me këtë rezultat, Shqipëria ndodhet në vendin e tretë në grup më 1 pikë dhe do rrezikon të zbresë në Ligë e dytë (B) të Nations League. Kuqezinjtë kanë vetëm një pikë në 3 ndeshje të zhvilluara. Fitorja direkte me Islandën në Tiranë (27 shtator)  mund t’i shpëtojë nga vendi i fundit e ndoshta fitorja mund të shpëtojë edhe Edi Rejën për ndonjë shkarkim më të shpejtë. Çdo rezultat tjetër vështirë se do të mund të mbante më gjatë në stol trajnerin kuqezi.

Pas miqësove, me Arabinë Saudite dhe Italinë, kuqezinjtë do të nisin të bëjnë llogaritë për kualifikueset e Euopianit 2024. Me siguri deri atëherë, sipas informacioneve të “Liberale.al”, Presidenti Armand Duka ka në plan të afrojë një trajner të ri dhe me shumë mundësi, pas dy dekadave, stolin kuqezi do t’i rikthehet një shqiptar.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH