Në shtatë muajt e parë të vitit 2020 aksidentet rrugore kanë rezultuar tragjike për 88 persona, ndërsa janë regjistruar gjithsej 635 aksidente.
Shifrat janë bërë publike nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i cili thotë se në vjeshtë të vitit 2020 do të jetë gati paketa e plotë me ndryshimet ligjore për përmirësimin e Kodit Rrugor, që synon forcimin e masave.
“2020 e shpallëm Vitin e Sigurisë Rrugore, me synimin të vijojmë uljen e kurbës së aksidenteve, me objektiv zero jetë të humbura në 2050.
Numri i jetëve të shpëtuara në këto 7 muaj është tregues sinjifikativ për punën e bërë nga institucionet dhe rritjen e përgjegjshmërisē tek drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e rrugës.
Në vjeshtē 2020 do të kemi gati dhe do të prezantojmë paketën e plotë me ndryshimet ligjore për përmirësimet në Kodin Rrugor, që forcojnë masat dhe i bëjnë rrugët tona më të sigurta”, shkruan Lleshaj.