Një i moshuar është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Sipas njoftimit të policisë, 80-vjeçari nuk ka pasur shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Mesditën e sotme, në banesën e tij, në fshatin Dedaj, është gjetur nga familjarët, trupi i pajetë dhe pa shenja dhune, i shtetasit Z. Ç., 80 vjeç, i cili nga hetimet e deritanishme, dyshohet se e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar ligjërisht shkakun e vdekjes së këtij shtetasi.