Rreth 80 nxënëse afgane janë shtruar në spital pasi u helmuan në shkollën e tyre në veri të Afganistanit, tha sot policia.
Helmimi në një shkollë vajzash në provincën Sar-e-Pol të Afganistanit pasoi një sërë helmimesh në shkollat e vajzave në Iranin fqinj.
"Disa persona të panjohur hynë në një shkollë vajzash në distriktin Sancharak ... dhe helmuan klasat, kur vajzat hynë në klasa ato u helmuan," tha Den Mohammad Nazari, një zëdhënës i policisë Shar-e-Pol, pa specifikuar se cila ishte substanca e përdorur ose që besohet se qëndron pas ngjarjes.
Nazari shtoi se vajzat u dërguan në spital por janë në gjendje të mirë. Asnjë arrestim nuk është bërë deri tani.
Në Iranin fqinj, rreth 13,000 nxënëse janë sëmurur që nga nëntori në incidentet e helmimit në shkollat e vajzave.
Që nga marrja e pushtetit në vitin 2021, qeveria talebane ka penguar shumicën e studentëve femra dhe meshkuj të studiojnë në shkolla të mesme dhe universitete, duke shkaktuar dënime nga qeveritë e huaja dhe shumë afganë.
Autoritetet talebanë i kanë mbajtur shkollat fillore të hapura për vajzat deri në 12 vjeç dhe thonë se favorizojnë arsimimin e grave, por në kushte të caktuara.