Një çift nga Florida kanë planifikuar që pjesën e mbetur të jetës ta jetojnë ndryshe, duke lundruar nëpër botë. John dhe Melody Hennessee thanë se kjo ka përgjysmuar kostot e tyre të jetesës në tokë.
Çifti ka shitur thuajse gjithçka ka patur rreth tre vite më parë,si biznesin po ashtu dhe shtëpinë për të blerë një rulot që të udhëtonin nëpër SHBA. Por më pas, John i cili është 76 vjeç u lodh nga qëndrimi i gjatë në timon.
Dyshja panë një reklamë në Facebook për një udhëtim 274-ditor me kroçerë dhe kështu nisi udhëtimi i tyre i përhershëm në det.
Aktualisht çifti ndodhet në Republikën Domenikane pas lundrimit të tyre në Australi, Zelandën e Re dhe Paqësorin jugor. Tashmë jeta e tyre e re duket se ka më pak shpenzime.
“Kur zbresim në breg kemi vetëm faturën e celularit, anijes dhe disa kartave të kreditit por kaq. Nuk kemi më hipotekën e shtëpisë, siguracionin e makinës, banesës apo faturat e tjera. Lista vazhdon. Jemi të sigurtë se lundrimi me kroçerë kushton më pak”, thotë John.
“Tani kushton thuajse sa gjysma e asaj që harxhonim në tokë” shtoi ai.