Globi

Darka e Krishtlindjes përfundon keq, helmohen 700 punonjës të kompanisë

Shkruar nga Liberale
Darka e Krishtlindjes përfundon keq, helmohen 700 punonjës të

Darka e Krishtlindjeve e organizuar nga “Airbus Atlantic” shkoi keq për 2600 punonjësit, pasi nuk përfundoi ashtu siç pritej.

Kjo sepse pas darkës së bollshme, punonjësit nisën të shfaqin shenja helmimi, teksa kishin konsumuar shumëllojshmëri ushqimi në restoranti ku darkuan.

Autoritetet shëndetësore kanë nisur një hetim për të përcaktuar çfarë shkaktoi një helmim masiv mes 700 punonjësve. Festa ishte organizuar nga restoranti i kompanisë në Montoir de Bretagne, në rajonin perëndimor të Francës. Menyja përfshinte të brendshme pate, produkte deti, akullore, lajthi etj.

Pas darkës, që u zhvillua më 14 Dhjetor punonjësit shfaqën shenja të të vjellave ose/dhe diarre. Shumica u sëmurën 24 deri në 48 orë pas darkës.

Zyrtarët shëndetësorë thanë se ende nuk i kanë identifikuar shkaqet që shkaktuan helmimin masiv dhe po shikojnë nëse ndodhi si pasojë e ndonjë bakteri në ushqim apo e ndonjë virusi gastroentirit.

“Hetimet po vijojnë”, tha një zëdhënës, që bëri me dije se javën e ardhshme do të bëhen publike rezultatet.

Ndërsa një punonjëse u shpreh për një gazetë franceze se dhimbjet ishin më të këqija se të lindje një fëmijë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH