Globi

Rrëzimi i një peme Krishtlindjeje i merr jetën një grua 63-vjeçare (VIDEO)

Shkruar nga Liberale
Rrëzimi i një peme Krishtlindjeje i merr jetën një grua

Një incident tragjik ka ndodhur në një treg Krishtlindjesh në Belgjikë, kur një pemë e Krishtlindjeve 20 metra e gjatë ra mbi një grua, duke i shkaktuar vdekjen 63-vjeçares dhe duke plagosur tre të tjerë.

Një video nga një kamera sigurie ka kapur momentin kur pema e Krishtlindjes bie nga erërat e forta. Ngjarja tragjike ka ndodhur në orën 19:00 të së enjtes.

“Ishte një erë dhe papritmas pema ra. Disa ngritën majën e pemës dhe disa të tjerë hynë poshtë për të nxjerrë të bllokuarit. Një grua ishte plagosur në këmbë, një në krah dhe e treta në gjendje shumë të rëndë, duke humbur më pas jetën në spital”, tha dëshmitari okular 44-vjeçar Frederic Verkrush.

Rrethanat e sakta të aksidentit janë duke u hetuar, por siç bëjnë me dije mediat holandeze, që nga fundi i muajit nëntor janë evidentuar probleme me vendosjen e pemës, ku shërbimet teknike të bashkisë vendase po punojnë për forcimin e saj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH