Globi

Fitoi zgjedhjet, Vuçiç: Një shtet i rëndësishëm ndërhyri brutalisht në proces, kemi prova

Shkruar nga Liberale
Fitoi zgjedhjet, Vuçiç: Një shtet i

Katër ditë pasi u rikonfirmua në pushtet me një fitore bindëse në zgjedhjet e parakohshme në Serbi, Aleksandër Vuçiç ka akuzuar, por pa e identifikuar një vend të rëndësishëm, se ka ndërhyrë në procesin zgjedhor.

Në një prononcim për mediat ai u ndal gjatë tek ndërhyrja e faktorëve të huaj në procesin zgjedhor, duke theksuar se autoritetet në Beograd po punojnë për të dënuar shtetin që u përpoq të influenconte votën.

“Autoritetet tona shtetërore po përgatisin një deklaratë të rëndësishme me shkrim për ndikimin e një vendi të rëndësishëm në zgjedhjet në Serbi, deri më tani në mënyrën më brutale.

Besoj se për dhjetë ditë deri në Vitin e Ri do të përfundojë dhe më pas para Krishtlindjeve Ortodokse do të mund të udhëzojmë të gjithë botën të shohë se si kryhet kjo lloj ndërhyrje në proceset që duhet t’i përkasin një vendi sovran.

Parlamenti do të konstituohet shumë shpejt dhe është e nevojshme që partia më e madhe në vend të marrë një vendim për të ndryshuar pjesërisht veten. Aty ka njerëz të mrekullueshëm, por edhe nga ata që nuk e meritojnë besimin e popullit”, tha presidenti i Serbisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH