Globi

Trump paralajmëron: Nëse bëhem president, do dëboj të gjithë emigrantët

Shkruar nga Liberale
Trump paralajmëron: Nëse bëhem president, do dëboj të

Sa më shumë afrojnë zgjedhjet primare, me etapën e parë që do të jetë në Ajoua më 15 janar, aq më shumë Donald Trump ngre tonet e retorikës së tij të dhunshme. Dhe duket se ish-presidenti nuk e vret mendjen për polemikat që shkakton në përpjekjet për të radikalizuar përballjen me rivalët republikanë.

Ai shfaqet i tillë edhe kundrejt sfiduesit demokrat Joe Biden, që duket gjithnjë e më i acaruar me stafin e tij nga të dhënat e sondazheve, që e nxjerrin mbrapa Trump, edhe pse ai i konteston dhe u thotë gazetarëve se lexojnë sondazhet e gabuara.

Furtuna e fundit nga fjalët e tij u ngrit në Durham të Nju Hempshërit, ku miliarderi përsëriti akuzat kundër atij që e quajti “pushtimi” i emigrantëve dhe kërcënimi për një zëvendësim të mundshëm etnik.

“Mendoj se numri real varion nga 15 në 16 milionë persona në vendin tonë. Ata vijnë nga Afrika, Azia dhe nga e gjithë bota”, deklaroi Trump sa i takon emigrantëve klandestinë, por pa dhënë prova për shifrat e përmendura.

“Ata po helmojnë gjakun e vendit tonë”, u shpreh ai, duke premtuar dëbimin më të madh të emigrantëve ilegalë nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH