Aktualitet

57-vjeçari gjendet i pajetë te Liqeni Artificial, Policia jep detajet

Shkruar nga Liberale
57-vjeçari gjendet i pajetë te Liqeni Artificial, Policia jep

Një person i pajetë është gjetur në afërsi të Liqenit Artificial ne Tirane.

Policia bën me dije se viktima është identifikuar si shtetasi A. I.,57 vjeç, banues në Tiranë.

“Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se është vetëmbytur”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Informacion paraprak

Rreth orës 07:00 në Liqenin Artificial, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr 1, është gjetur i pajetë shtetasi A. I.,57 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga deklarimet e marra nga familjarët shtetasi A. I vuante nga probleme të shëndetit mendor si dhe dyshohet të jetë vetëmbytur.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ditë më parë për largim nga banesa.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH