Aktualitet

5 vjetori i Reformës, Yuri Kim: Nuk ka qenë e shpejtë, as perfekte

Shkruar nga Liberale
5 vjetori i Reformës, Yuri Kim: Nuk ka qenë e shpejtë, as

E pranishme në ceremoninë për 5-vjetorin e Reformës në Drejtësi, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim bëri bilancin e saj të procesit, i parë nga qasja amerikane.

“Është një moment shumë i rëndësishëm. Reforma në Drejtesi nuk ka qenë e shpejtë dhe perfekte, por tani po shohim rezultatet e të gjitha këtyre përpjekjeve”.

Sipas ambasadores, “të gjitha institucione e miratura në 2016 janë tashmë funksionale, edhe pse jo të gjithë me organik të plotë, por kanë nisur punën, si Gjykata e Lartë dhe ajo administrative. SPAK dhe BKH janë po ashtu funksionale, dhe po japin rezultate. Prokurorë të korruptuar janë hequr nga sistemi, tani drejtësia po tregon se mund të veprojë me rezultate në emrin e qytetarëve, dhe se ligji është i barabartë me të gjithë, dhe se askush nuk është mbi ligjin, pavarësisht pushtetit që ka”.

Për Kim, shqiptarët po shpresojnë se “është shpresa e shqiptarëve për të siguruar se kemi vepruar drejt me reformën në drejtësi dhe kemi hequr ciklin e pandëshkueshmërisë. Shumë ka ende për të bërë, shumë nuk duan që të bëhet. Është puna e secilit në këtë tryezë për të ekzekutuar dhe vepruar me punën tuaj, në mënyrë që shqiptarët t’iu besojnë”.

Përfaqësuesja e SHBA-së në Shqipëri foli për një epokë të re për Shqipërinë, por edhe për një mbështetje të palëkundur të Uashingtonit.

“Duhet hapur një epokë të re për Shqipërinë, me një sistem ku shqiptarët të kenë shpresë se do të marrin veprimin e duhur nga drejtësia. Është një moment kritik, por SHBA ju inkurajojnë sepse duam të shohim se po bëni një punë të mirë. Ju kemi mbështetur nga fillimi dhe do ta bëjmë deri në fund. Kjo ka ndodhur në administratën Trump dhe do të vazhdojë edhe në administratën Biden”, deklaroi ajo në fjalimin e saj.

“Pas 5 viteve, është koha të festojmë, por është edhe koha të shikojmë ku ishim, ku jemi, të vështrojmë në mënyrë të qartë atë që kemi ber edhe të jemi realist, për t’u përmirësuar, dhe për të diskutuar për 5 vitet e ardhshme”, përfundoi Kim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH