Aktualitet

47 % e shqiptarëve mendojnë se Shqipëria është në drejtim e gabuar

               Publikuar në : 21:31 - 25/02/21 liberale

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open” drejtuar nga gazetarja Eni Vasili.

Në sondazhin e kryer nga periudha 10 deri më 16 shkurt të këtij viti janë intervistuar 1.527 qytetarë mbi 18 vjeç në 12 qarqet e vendit.

Kanë marrë pjesë më shumë femra se sa meshkuj, përkatësisht 51% dhe 49%.

Në veri kanë marrë pjesë 18% e popullsisë, në qendër 50% dhe në jug 32%. Në zonën rurale kanë marrë pjesë 45% kurse në atë urbane 55%.

47% e shqiptarëve mendojnë se Shqipëria po shkon në drejtim të gabuar, kurse 38% mendojnë se po shkon në drejtim të gabuar.

Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS) është një nga kompanitë lider të sondazheve në Botë. IPSOS për vite të tëra ka qenë e besuara e televizioneve më prestigjioze, fondacioneve dhe kompanive, më të mëdha ndërkombëtare për të realizuar sondazhe politike dhe jo vetëm.

Është Top Channel që ka kontraktuar ketë kompani për sondazhin dhe ai do të prezantohet nga Oliviero Marchese drejtor i Përgjithshëm i Kërkimeve Elektorale, IPSOS.

IPSOS është partner i agjencisë së lajmeve Reuters, Bankës Botërore, UNICEF, Forumit Ekonomik Botëror etj për sondazhe dhe hulumtime si, Brexit, përqindja e njerëzve që janë gati të marrin vaksinën apo zgjedhjet e fundit presidenciale në Shtet e Bashkuara të Amerikës.

IPSOS është themeluar nga Didier Truchot në Paris në vitin 1975, me qëllimin që të punojë drejtpërdrejt me klientët e tij. Në harkun kohor 1990 – 1998 kompania zgjerohet në Evropë dhe në Amerikë dhe në periudhën 1999 – 2010, IPSOS kthehet një organizatë me shumë specializime dhe listohet në bursën e Parisit.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back