Globi

41-vjeçarja gjendet e rrahur dhe e vrarë në banesë, në pranga partneri i saj

Shkruar nga Liberale
41-vjeçarja gjendet e rrahur dhe e vrarë në banesë,

Është vrarë një 41-vjeçare italiane, e cila fillimisht ishte rrahur për vdekje nga një i huaj.  Autori i krimit besohet se mund të jetë partneri, me të cilin ata kishte dy fëmijë të vegjël.

Autori i krimit me kombësi marokene dhe tashmë është arrestuar. Karabinierët Osimo kanë nisur hetimet për ngjarjen dramatike.

Në shtëpinë ku u gjet trupi i gruas, një vilë në fshat, mbërritën disa familjarë të burrit me origjinë marokene. Të dy, nga sa u mësua, kishin qenë të martuar. Ka mbërritur edhe imami i komunitetit islamik të Osimos, i cili ka folur për një “familje të qetë” që frekuentonte xhaminë. Për momentin po vijojnë hetimet nga policia shkencore. Trupi do të ekzaminohet nga një mjek. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH