Personi që u ekzekutua këtë të hënë në mes të Vlorës ishte një person i njohur për drejtësinë.
Bledar Birçaj, mësohet se ka qenë i arrestuar në vitin 2011, ku u përball me akuzën e vrasjes. Mirëpo, çështja u mbyll në muajin të korrik të po atij viti, duke mbyllur kështu problemet me drejtësinë.
40 vjeçari ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip “BMW” në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit”, kur një tjetër mjet i ndërpreu rrugën, duke qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.